
Tête-à-Tête “Dashuri në kohën e urrejtjes”
Historia e totalitarizmint në fillim shekullin e XX-të dhe shpirtërat njerëzorë që i rezistuan është tema e librit më të ri best seller sipas Der Spiegel i autorit Florian Illies.
Të guxosh të jesh i lirë dhe të dashurosh ishte sfida dhe rezistenca e fshehtë e një gjenerate ndaj një bote që e dehur nga marshet ushtarake dhe fjalimet çjerrëse kishte nisur kursin e një përplasja katastrofike.
Më konkretisht libir flet për historinë e një qifti të ri, të riun Adjutant në Ministrinë e Aviacionit Harro Schultze-Boysen dhe të bukurën Adelige Libertas Has-Heye.
Të dy ishin antarë të organizatës “Kapela e Kuqe” një grup agjenturor që raportonte në Bashkimin Sovjetik.
Gestapoja famëkeqe i vihet të riut në gjurmë dhe para se të vritej i shkruan një letër të fundit të dashurës së tij, “Wir brauchen uns nie mehr zu trennen, wie ist das groß und schön.” – “ Ne nuk do kemi nevojë të ndahemi përsëri, sa gjë e madhe dhe e bukur është kjo.”
Libri “Dashuri në kohën e urrejtjes. Kronikë e një ndjenje 1929-1939” – “Liebe in Zeiten des Hasses Chronik eines Gefühls 1929-1939” është vazhdimi i një tjetër libri bestseller të autorit Florian Illes, “1913 Vera e një shekulli” – “1913. Der Sommer des Jahrhunderts”. Librin me mund ta porositini lehtësisht online në faqe si Amazon apo S. Fischer Verlage.