
Testi për të kuptuar sa të rregullt jeni
Shumë prej nesh e quan veten të rregullt për shkak se mundohemi të kujdesemi për detaje të ndryshme nga përditshmëria.
Në fakt, njerëzit e rregullt kanë në shtëpinë e tyre disa detaje që në dukje janë të parëndësishme, por i japin tjetër kuptim rregullsisë.
Listën e këtyre gjërave do ta mësoni më poshtë dhe shpresojmë të mos surprizoheni më shumë seç duhet kur të shihni çfarë ju mungon.
- Mbajtësja e çelësave
Mbase nuk e prisnit në listë, por mbajtja e çelësave ju “shpëton” jetën.
Për të pasur në dorë çelësin që ju duhet, nuk ju duhet të prisni një orë duke e kërkuar, por mund ta mbani gjithmonë te mbajtësja dhe t’i lehtësoni punë vetes.
- Dollapët me ndarës
Zakonisht të gjithë dollapët kanë ndarje, por disa njerëz i bëjnë me porosi ndarjet e tjera në mënyrë që t’i kenë gjërat edhe më të organizuara.
Në rast se ju duhet një veshje specifike, ju nuk keni nevojë të kërkoni shumë, pasi do mund ta gjeni menjëherë.
- Kavanozat e qelqit
Kuzhina zakonisht e fiton rrëmujën vetvetiu.
Në të tilla raste, në punë futen kavanozat, të cilët përveçse sistemojnë kuzhinën, bëjnë edhe që ushqimet të rezistojnë më shumë.
- Gotat për përdorime të tjera
Ndarja nëpër gota për objekte të ndryshme janë një shpëtim.
Furçat e dhëmbëve, të make up-it, lapsave apo çfarëdo qoftë, një ndarje e tillë do t’ju ndihmojë që të keni më të organizuara gjërat e përdorimit.
- Mbajtëset për erëzat
Sheqeri dhe kripa në dukje të parë janë njëlloj, kjo është arsye pse na ndodh edhe t’i ngatërrojmë ndonjëherë.
Mbajtëset e veçanta për to, do t’ju ndihmojë që këto gjëra mos t’ju ndodhin më.