
Tesla ul çmimet në Kinë dhe ndalon montimin atje
Tesla sinjalizoi këtë të hënë një lëvizje për të ulur çmimet për makinat e saj në Kinë.
Synimi kryesor i kompanisë pas kësaj lëvizje është që të stimulojë kërkesën në një treg që po përballet me konkurrencë dhe vështirësi.
Kjo ulje e çmimit ka sjellë edhe një tjetër pasojë, pasi tani më blerësit do të duhet të presin një javë më shumë për të marrë makinën e porositur në dorëzim.
Më parë koha e nevojshme për dorëzimin automjetit shkonte nga 2 deri në 5 javë.
Kjo strategji e uljes së çmimeve nga Tesla sjell një përafrim të kompanisë me rivalin e saj të prodhimit të makinave elektrike në Kinë, kompaninë BYD.
Gjithashtu Tesla do të pezullojë linjat e montimit nga 20 janarit në fabrikat e saj në Shangai.
Konsumatorët të cilët blenë makinat e tyre Tesla në fund të vitit kanë shprehur zhgënjimin e tyre ndaj kompanisë dhe kërkuan një lloj dëmshpërblimi.
*TiboNews