AlbanianEnglish

Tesla rrit çmimet e makinave në Kinë dhe SHBA

Prodhuesi i makinave elektrike Tesla rriti çmimet 1000 dollarë secili të Modelit Y të makinave në SHBA dhe Modelit 3 të prodhuar në Kinë.

Sipas të dhënave të gjurmuara nga Reuters, Kompania rriti çmimet për versionet më të përballueshme të Model 3 dhe Model Y vitin e kaluar në Shtetet e Bashkuara.

Çmimi në SHBA i makinës Model Y të prodhuesit është rritur me 20% nga janari 2021. Model 3 në Kinë ka shënuar rritje prej 10.6% gjatë së njëjtës periudhë.

Çmimet ndryshuan pas rritjes së kostove të lëndëve të para nga pushtimi rus i Ukrainës.

Kjo mund të ndryshoj planet e pronarit të Tesla-s, Elon Musk për të nxjerrë automjete elektrike ekonomike.

You don't have permission to register