
Tesla nuk ndal punën në Shangai
Tesla do të vazhdojë prodhimin në fabrikën e saj në Shangai. Ndërkohë që po bashkëpunon me autoritetet për masat parandaluese që po vendos Kina ndaj COVID-19.
Reuters raportoi të mërkurën se prodhuesi amerikan i automjeteve elektrike kishte pezulluar prodhimin në fabrikën e tij në Shangai për dy ditë.
“Ne po bashkëpunojmë në mënyrë aktive me kërkesat e qeverisë për parandalimin e epidemisë, dhe në të njëjtën kohë po bëjmë çmos për të siguruar prodhimin, duke kapërcyer vështirësitë së bashku,” tha kompania në një deklaratë dërguar agjencisë së lajmeve Reuters.