Tesla me risi në bateri

Pronari i kompanisë së automjeteve Tesla, Elon Musk, dëshiron të prodhojë bateri më të lira me shpejtësi më të lartë.

Mirëpo, sfida e Musk është transformimi i prodhimit drejt automjeteve elektrike. Problematike mbetet çmimi i pjesëve që vënë në funksion baterinë, pasi furnizimi me nikel mund të jetë i vështirë për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.

Ekspertë të fushës e cilësuan synimin e Musk si mënyrën më të mirë se si përfundon prodhimi i baterive, por nënvizuan se është e mundimshme të prodhosh me shpejtësi dhe shkallë të lartë.

Pronari i Teslas thotë se prodhimi  i baterive në shkallë të gjerë do të jetë shumë i mundimshëm, megjithatë ato janë jetike për të ndërtuar automjete elektrikë më të lirë, me kohë më të gjatë karikimi.

Ashtu si prodhues të ndryshëm automjetesh, Tesla merr qeliza baterie nga prodhues si Panasonic Corp, CATL dhe LG Energy Solution.

Ambicia e Musk është të konkurrojë në treg prodhuesit e njohur të baterive Panasonic dhe LG.