AlbanianEnglish

Tesla do të rinovojë modelin e 3-të të saj

Tesla ka nisur punën për të zhvilluar një version të rinovuar të Modelit 3 të saj.

Kështu pohojnë burimet pranë kompanisë për agjensinë e lajmeve Reutes të cilat thonë se kompania synon të ulë kostot e prodhimit.

Modeli i ri do të vijë me një dizajn tjetër nën emrin “Highland” dhe do të reduktojë numrin e komponentëve përbërës të makinës.

Ky raportim vjen teksa kompania po përballet me konkurrencë të shtuar nga BYD në Kinë dhe Hyundai në Korenë e Jugut.

Do të jenë dy fabrika të kompanisë Tesla në Kinë dhe Kaliforni që do të merren me prodhimin e versioni të ri të kësaj makine.

Pritet që puna të nisë në tremujorin e tretë të vitit 2023.

Pavarësisht raportimeve nga mediat ndërkombëtare Tesla nuk ka dhënë asnjë detaj të ri mbi versionin e rinovuar të Model 3.

*TiboNews

You don't have permission to register