
Termometri nuk i kalon 32 gradë, si do jetë moti në fundjavë?
Sipas MeteoAlb: Vendi ynë që në orët e para të ditës do të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta në një pjesë të mirë të territorit. Parashikohet që mesdita dhe orët vijuese të sjellin zhvillime të shpeshta të vranësirave, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu dhe rrebeshe afatshkurtra. Gjithashtu në zona të izoluara pritet të ketë dhe rrebeshe breshëri.
Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 31°C.
Era do fryjë e mesatare dhe herë pas here e fortë në det me shpesjtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim mbi 4 ballë.
Moti – E shtunë, 9 Korrik 2022
Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar mbetet me kthjellime dhe kalime vranësirash për gjatë gjithë 24_orëshit, KU më të dukshme vranësirat do të jenë në zonën e ulët dhe malore. Parashikohet që herë pas here vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohëshme duke krijuar mundësi për reshje shiu të pakta dhe të izoluara, KU më të theksuara reshjet do të jenë në zonat Juglindore.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, POR do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 32°C.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke krijuar dallgëzim mbi 4 ballë.
*Tibo News