
Tërmeti tragjik, Erdogan: Do të nisim ndërtimin e 30 mijë shtëpive në Mars
Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së kabinetit, presidenti turk Erdogan është shprehur se së shpejti do të nisë ndërtimi i 30 mijë shtëpive të para për të prekurit nga tërmeti katastrofik. Erdogan tha se synojnë që të përfundojnë ndërtimin e banesave për të prekurit brenda këtij viti.
“Nuk kemi asnjë minutë për të humbur. Do të fillojmë menjëherë punimet në çdo vend ku ka përfunduar vlerësimi i dëmeve. Mund të fillojmë ndërtimin e 30 mijë shtëpive në fillim të marsit. Synimi ynë është të përfundojë brenda një viti ndërtimi i banesave cilësore dhe të sigurta në të gjithë zonën e tërmetit.” tha ai.
Kujtojmë që deri më tani më shumë se 41 mijë persona kanë humbur jetën nga tërmeti në Turqi. Në Siri janë raportuar më shumë se 5,800 vdekje.