
Tërmeti me magnitudë 5.6 ballë godet Indinë
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë i shkallës Rihter ka goditur Indinë mëngjesin e së enjtes. Lëkundjet u ndjenë në shtetin federal indian, në verilindje të vendit, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Tërmeti kishte një thellësi prej dy kilometrash.
Aktualisht, nuk raportohet për viktima dhe dëme materiale.