
Tërmeti lëkund qytetin në Kinë, pamjet me banorët në panik
Një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter ka futur në panik banorët e qarkut Lushan të Ya’an në Kinë.
Mediat kanë publikuar pamje nga momenti kur ndërtesat dhe gjithçka tjetër lëviz.
Dhjetra nxënës në shkollën pranë provincës jugperëndimore të Sichuan u futën në panik e duke qëndruar poshtë tavolinave të tyre me duart mbi kokë.
Qendra e Rrjeteve të Tërmeteve në Kinë njoftoi se tërmeti i parë, në qarkun Lushan të Ya’an, goditi në një thellësi prej 17 km.
Tërmeti i parë pasoi një tërmet të dytë, me magnitudë 4.5 ballë, që i mori jetën të paktën katër personave dhe la 14 të tjerë të plagosur.
Sichuan është një zonë e prirur ndaj tërmeteve. Fatkeqësia e fundit kujtoi një tërmet me magnitudë 8.0 të shkallës Rihter që goditi qarkun Wenchuan në vitin 2008.
*Tibo News