Tërmeti i Malit të Zi u ndje edhe në Shqipëri, ja çfarë thonë sizmologët

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.4 ndodhur në orën 4:06 të mëngjesit tronditi Malin e Zi, ku shumë banorë u frikëusuan dhe dolën jashtë banesave të tyre. Tërmeti u pasua nga lëkundje të tjera me magnitudë nga 3.5 në 1.5 të shkallës Rihter.
Lëkundjet u ndjenë në disa shtete fqinje, edhe në vendin tonë. Në Shqipëri lëkundjet u ndjenë më shumë në qytetin e Shkodrës, Lezhës dhe Tiranës.
Por a rrezikon Shqipëria nga lëkundje të forta si pasojë e tërmetit në Malin e ZI?

Sizmologët thonë se nuk rrezikohet dhe se nuk ka vend për panik, ndërsa theksohet se lëkundjet u ndjenë 3-4 ballë në qytetet e veriut të vendit dhe Tiranë.
Sizmologu Rrapo Ormëni deklaroi:
“Nuk ka vend për panik, është ndjerë 3 deri 4 ballë në Shkodër dhe Tiranë, me këtë intensitet vetëm ndjehen dhe nuk ka vend për panik, i quajmë tërmete mesatare, është ndjerë fuqishëm sidomos në Mal të Zi, tërmete ka pasur 7 deri 8 ballë, janë të frikshëm, për arsye të cilësisë shkaktojnë dëme. Ky tërmet është shoqëruar me pasgoditje, mbi 35 pasgoditje, 2 deri 4 të shkallës rihter, energjia kryesore çlirohet, 20% e energjisë ngelet pa u çliruar, do të kemi çlirim që të shuhet plotësisht. Tërmeti është vetëm i ndjeshëm, tërmetet e tillë nuk janë të frikshëm edhe në vendet që bien, është karakteristikë, në 2022 ra një tërmet në Bosnje 20 prill 5.7 të shkallës rihter”.