Tërmeti apokaliptik, Anxhela Bregu: Pallatet e pas viteve 2000 nuk plotësonin kushtet e një zonë sizmike!

Pas tërmetit me magnitutë 7.8 ballë të shkallës rihter, Turqia dhe Siria ndodhen në një situatë të vështirë dhe në përpjekje prej dy ditësh për të shpëtuar të gjithë të mbeturit nën rrënojat e banesave të shembura. Mijëra viktima shënohen deri tani, por shpresa nuk është shuar akoma për të gjetur të tjerë të mbijetuar. Deri më tani nuk ka asnjë shqiptar të dëmtuar nga ky tërmet, por të shumtë ishin ata që ndjenë lëkundjet e fuqishme, një ndër ta edhe Anxhela Bregu, që prej vitesh jeton dhe punon në Turqi.

Në të gjithë zonën e kahramanmaras-it janë shembur gjithsej më shumë se 6 mijë ndërtesa jo vetëm gjatë rënies së tërmeteve të njëpasnjëshme, por ato vijonë akoma të shemben dita ditës për shkak të goditjes së fortë që kanë marrë.

Anxhela shprehet se nëse këto shtëpi do të ribëhen askush nuk duhet të futet pa qenë tërësisht të sigurt, se ato banesa ku ata do të jetojnë do të plotësojnë të gjitha kushtet për të qenë tërësisht rezistente ndaj tërmeteve.

Ndërtesat e shembura i përkasin periudhës pas viteve 2000, prandaj kjo është diçka e papranueshme shprehet Anxhela, kjo për shkak të gabimeve dhe pa kujdesisë në ndërtimin e këtyre pallateve në një zonë sizmike.