
Tërmetet në Zelandën e Re ngrejnë alarmin për shpërthimin e vullkanit Taupo
Në Zelandën e Re është ngritur alarmi për shpërthimin e një vullkani, më të fuqishmin në 5000 vitet e fundit.
Qindra tërmete të vogla janë regjistruar pranë zonës ç’ka mund të sinjalizojë shpërthimin e vullkanit. Shkencëtarët janë të shqetësuar, por thonë se ka një mundësi të vogël që supervullkani Taupo të shpërthejë.
Alarmi u ngrit pasi agjencia gjeologjike GeoNet zbuloi se rreth 700 lëkundje tërmeti ishin regjistruar në liqenin Taupo nga muaji maj.
“Ne interpretojmë se aktiviteti i tërmetit shkaktohet nga lëvizja e magmës dhe lëngjeve hidrotermale brenda vullkanit”, kanë thënë nga agjencia GeoNet.
Dje u shënua hera e parë e ngritjes së alarmit për vullkanin Taupo, pas vitit 1994, kur u prezantuan për herë të parë nivelet e alarmit vullkanik.
Sistemi i alarmit vullkanik ka 6 nivele, të cilat variojnë nga 0 në 5.
*Tibo News