Tërmet me magnitudë 7.4 në Tajvan, më i forti në 25 vite

Tajvani u godit këtë të mërkurë nga një tërmet me magnitudë 7.4 ballë. Të paktën shtatë persona humbën jetën dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur, sipas informacioneve paraprake. Autoritetet kanë thënë se ky është një nga tërmetet më të forta në 25 vite të ndodhura në Tajvan.

Shumë ndërtesa janë shkatërruar, në ishull është raportuar edhe për rrëshqitje dherash dhe gjithashtu pati paralajmërime edhe për cunami.

Ekipet e shpëtimit u angazhuan menjëherë për shpëtimin e qytetarëve të bllokuara. Në veri, një pjesë e ishullit Guishan, një atraksion turistik i njohur gjithashtu si Ishulli i Breshkave për shkak të formës së tij, rrëshqiti në det.

Në kryeqytetin Taipei, disa persona u shpëtuan nga një magazinë pjesërisht e shembur dhe pllakat ranë nga ndërtesat.

Ndërsa CST e Tajvanit tha se më shumë se 15 pasgoditje me magnitudë 4.0 kishin ndodhur deri më tani, por magnituda ka qenë në rënie.