
Tërmet i fuqishëm në Nepal, 150 të vdekur dhe frikë për më shumë viktima
Të paktën 150 viktima dhe dhjetëra të plagosur nga tërmeti i fuqishëm që goditi rajonin Jajarkot të Nepalit perëndimor të premten.
Tërmeti ka ndodhur në orën 23:47, me magnitudë 6.4, sipas Qendrës Kombëtare Sizmologjike të Nepalit.
Zyrtarët kanë frikë se numri i të vdekurve mund të rritet pasi komunikimi nuk ka qenë i mundur me rajonin malor pranë epiqendrës, rreth 500 km në perëndim të kryeqytetit Katmandu, ku u ndjenë edhe lëkundjet.