Tërmet i fuqishëm në Kinë, mbi 100 të vdekur

Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë goditi një rajon malor të Kinës veriperëndimore, duke vrarë të paktën 118 persona dhe plagosur qindra të tjerë. Autoritetet kanë mobilizuar një sërë masash emergjente, por puna e kërkim shpëtimit mund të jetë sfiduese për shkak të temperaturave nën zero. 20 persona janë raportuar të zhdukur pas disa orësh përpjekjesh shpëtimi. Epiqendra e tërmetit të fundit ishte 5 km nga kufiri midis Gansu dhe një provincë fqinje.

Tërmeti goditi qarkun Jishishan në provincën veriperëndimore Gansu në orën 23:59 sipas kohës lokale të hënën, në një thellësi prej 10 km. Tërmetet janë të zakonshme në provincat perëndimore, të cilat shtrihen në kufirin lindor të rrafshnaltës Qinghai-Tibetan, një zonë tektonikisht aktive.

Tërmeti më vdekjeprurës i Kinës në dekadat e fundit ishte në vitin 2008 kur një tërmet me magnitudë 8.0 goditi Sichuan, duke vrarë afro 70,000 njerëz.