Tereza Limani gruaja që strehon kafshët e rrugës në shtëpinë e saj

Tereza Limani është gruaja që ka strehuar qindra kafshë mace dhe qen duke i krijuar atyre një streh por edhe duke i bërë me familje. Dashuria e madhe që ajo ka për kafshët e ka shtyrë që të mbeldhë ndër vite në shtëpinë e saj çdo katër putrosh që sheh në rrugë. Një mision i vështirë, por jo i pamundur për të. Prej 13 vitesh, kujdeset rregullisht për kafshët e braktisura në rrugë,ndërsa shprehet se për të dashuria më e madhe mbeten gjithmonë ato.
https://m.youtube.com/watch?v=L7RNhnMxQxs

Aktualisht Tereza mban 14 qen dhe mace në shtëpinë e saj. Të gjithë shumë miqësorë dhe mikëpritës për vizitorët. Ajo thotë se njerëzve iu bën çudi që dikush të kthejë shtëpinë për kafshët e rrugës, por kjo gjë se pengon atë të ketë kujdes ndaj tyre.

Tereza nuk iu ofron vetëm ushqim dhe strehë këtyre kafshëve ajo ka arritur të gjejë forma të tjera, në mënyrë që këto kafshë të kenë familjet e tyre. Pasi ajo i ofron kujdesin primar këto kafshë adoptohen nga njerëz të cilët kanë një dashuri për ti pasur në familje.