
Tërësisht nudo, 2500 njerëz pozuan për kauzën e rëndësishme
Rreth orës 3:30 të mëngjesit të kësaj të shtune 2500 vullnetarë pozuan lakuriq në plazhin Sydney Bondi në Australi.
Të fotografuar nga Spencer Tunick ata pozuan me synimin për të rritur ndërgjegjësimin ndaj kancerit të lëkurës I cili prek rreth 2500 persona në vit në Australi.
Fotografi u shpreh se ndihej i nderuar që ka mundësinë për të dhënë mesazhe nëpërmjet artit të tij mbi rëndësinë e kontrolleve të vazhdueshme për kujdesin ndaj lëkurës.
Për herë të parë në një plazh publik, ligji vendosi të lejonte njerëzit që pozojnë nudo.
Australia është vendi më i prekur nga kanceri i lëkurës, sipas të dhënave të World Cancer Research Fund.
*TiboNews