Tentoi të përdhunojë motrën e mitur dhe dhunoi nënën, pranga 26-vjeçarit në Fier

Një 26 vjeçar nga Fieri ka përfunduar në prangat e policisë me akuzat se ka dhunuar nënën e tij ndërkohë që ka tentuar të abuzojë seksualisht me motrën e tij të mitur 16 vjeçare.

Njoftimi nga policia:

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin J., 26 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale, me dhunë, me motrën e tij 16 vjeç”.

 Materialet i kanë kaluar Prokurorisë, e cila po vijon hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes.