Tensionet Rusi-Ukrainë prekin projektin “Nord Stream 2”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania kanë paralajmëruar se projekti i Nord Stream 2 nuk do të ecë përpara nëse Rusia Pushton Ukrainën.

Ata thonë se nëse tensionet vijojnë dhe Rusia nuk tërhiqet gazi natyror nuk do të rrjedhë përmes një tubacioni të ri të madh të ndëruar nga Rusia për në Gjermani.

Projekti i gazsjellësit prej 11 miliardë dollarësh është finalizuar, por nuk ka marrë ende miratimin rregullator gjerman për të funksionuar.

Një ditë më parë, ambasadorja e Gjermanisë në Uashington, Emily Haber, postoi një status në Twitter duke thënë se nëse Rusia shkel sovranitetin e Ukrainës, ajo do të duhet të paguajë një çmim të lartë, duke shtuar se asgjë nuk do të jetë jashtë tryezës, duke përfshirë Nord Stream 2″.

Britania është listuar mes vendeve të vendosura për të zgjeruar gamën e sanksioneve të disponueshme nëse Rusia pushton Ukrainën.