Tensionet në veri të Kosovës, Vuçiç: Barrikadat do të hiqen brenda 48 orëve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, tha se heqja e barrikadave në veri të Kosovës do të nisë mëngjesin e së enjtes. “Për 24 orë apo 48 orë do të hiqen barrikadat”, tha ai.

Ai takoi përfaqësuesit e serbëve nga Kosova mbrëmjen e 28 dhjetorit në kazermën e Ushtrisë Serbe në Rashkë, afër kufirit me Kosovën.