
Tensionet në veri të Kosovës, radhë të gjata në pikat kufitare me Serbinë
Në vendkalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë, pritjet e qytetarëve për hyrje dhe dalje vazhdojnë të zgjasin deri në tre orë. Kolona e automjeteve për të hyrë në Kosovë në këtë pikë është 250 metra e gjatë, ndërsa në dalje 1.000 metra.
Në pikën tjetër kufitare te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje zgjasin deri në 90 minuta dhe pesë minuta për dalje. Pritjet janë dukshëm më të shkurta në pikat tjera kufitare midis Kosovës dhe shteteve tjera fqinje, si me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.
Kurse, pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak janë mbyllur për qarkullim të udhëtarëve dhe automjeteve, për shkak të bllokadave të vendosura nga serbët lokalë në veri të Kosovës, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.