Tensionet Kosovë-Serbi, Borrell pret në Paris Kurtin dhe Vuçiçin

Shefi i diplomacisë evropiane, Joseph Borrell, do të zhvillojë sot takime të ndara në Paris me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Lajmi për takimin e Borrellit me Kurtin dhe Vuçiçin e ka bërë të ditur vetë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, nëpërmjet një postimi në Twitter.