Tensione të larta mes dy Koreve, shkëmbejnë zjarr në ishujt kufitar

Duket se në këtë fillim viti tensionet midis dy Koreve janë rritur. Kjo pas sulmeve të artilerisë së Veriut komunist në Detin e Verdhë. Koreja e Jugut ka urdhëruar që të evakuohen civilët nga ishujt Yeonpyeong dhe Baengnyeong, përgjatë kufirit të saj me Veriun në Detin e Verdhë, pasi Pheniani qëlloi rreth 200 predha artilerie në brigjet e saj perëndimore. Këtë e konfirmoi Ministria e Mbrojtjes, duke e konsideruar aktin e Veriut “provokues”.

“Ky është një akt provokues që kërcënon paqen në Gadishullin Korean”, tha ministria e Mbrojtjes së Koresë së Jugut në një deklaratë.

Seuli iu përgjigj zjarrit, duke gjuajtur municione të drejtpërdrejta nga artileria në ishullin Yeonpyeong në kufi. Shkëmbimi i zjarrit mes dy Koreve është i pari tension real që nga nëntori i vitit 2023, kur të dy vendet u tërhoqën nga një marrëveshje për të shmangur incidentet ushtarake, e cila kishte zgjatur që nga viti 2018.

Përpara se të kundërpërgjigjej me zjarr, Ministria e Mbrojtjes së Koresë së Jugut tha se breshëritë e artilerisë së Veriut i kërkoi Phenianit të ndalonte, duke paralajmëruar se Seuli do të marrë masat e duhura.

Tensionet u nxitën gjithashtu edhe nga fjala e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i cili gjatë një vizite në një fabrikë armësh bëri thirrje për rritjen e prodhimit të raketave.