AlbanianEnglish

Tensione në Veri, Kosova bën thirrje për ndërhyrje të NATO-s

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, u bëri thirrje trupave paqeruajtëse të NATO-s që të ndërhyjnë pasi protestuesit e pakicës serbe bllokuan rrugët dhe persona të armatosur të panjohur shkëmbyen zjarr me policinë gjatë fundjavës mes tensioneve në rritje në Veri të Kosovës.

Një paqe ‘e brishtë’ është ruajtur në Kosovë që kur shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 pas luftës së viteve 1998-99, në të cilën NATO ndërhyri për të mbrojtur Kosovën.

You don't have permission to register