
Tensione mes Moskës dhe Perëndimit, një avion rus shkel hapësirën ajrore të Estonisë
Vazhdojnë tensionet mes Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe anëtarëve të tjerë të NATO-s, një tjetër avion rus një Ilyushin Il-78 që zakonisht përdoret për transportin dhe furnizimin në ajër, ka shkelur hapësirën ajrore të Estonisë pa kërkuar autorizimin e nevojshëm në këto raste.
Menjëherë dy avionë të tipit Typhoon, një britanik dhe një gjerman, u ngritën në ajër për ta “shoqëruar” jashtë kufijve të Aleancës.