Tenderat së shpejti përmes inteligjencës artificiale

Sistemi i prokurimeve publike do të preket nga dixhitalizimi tërësor, përmes të cilit do të bëhet përzgjedhja e ofertuesit përmes inteligjencës artificiale. Lajmi është bërë i ditur nga zv/Kryeministrja Belinda Balluku, sipas së cilës kjo iniciativë sjell transparencë në kryerjen e procedurave tenderuese.

Zëvëndëskryeministrja Balluku bëri të ditur se projektligji i miratuar në qeveri përafron legjislacionin vendas, me atë të Bashkimit Evropian. Sipas relacionit shoqërues të këtij projektligji, parashikon automatizimin përmes Inteligjencës Artificiale për të ulur barrën administrative.

Për këtë qëllim do të krijohet Qendra Kompkuterike me Performancë të Lartë e cila do të ketë në fokus analizimin dhe përpunimin e të dhënave nga transaksionet dhe shërbimet.

Inteligjenca Artificiale gjithashtu parashikohet të kryejë ndërveprime me sisteme brenda dhe jashtë vendit për të përzgjedhur ofertuesin e duhur përmes identifikimit të një kodi unik.