Tempulli i Singaporit, bekime për kafshët shtëpiake

Qindra budistë sollën qentë, macet, lepujt dhe madje edhe insektet shtëpiake të tyre në një tempull në Singapor të shtunën për të marrë bekime nga murgjit dhe murgeshat budiste.

Gati 1 000 kafshë u bekuan gjatë festivalit budist në tempullin Thekchen Choling, i cili u mbajt si pjesë e festimeve të Vesak, thanë organizatorët.

Vesak është një festival i rëndësishëm budist që feston lindjen, ndriçimin dhe vdekjen e Budës.

Pronarët e kafshëve shtëpiake prisnin në radhë të gjata që të arrijnë të marrin bekimet nga një murg ose një murgeshë. Sipas traditës dhe besëtytnive fetare, murgjë dhe murgesha recitojnë lutje të ndryshme ndërsa vendosin relike apo hajmali në kokën dhe qafën e kafshëve.

Zakonisht ky ritual dhe veprimtaritë e tjera të ngjashme kryhen falas nga tempujt, por besimtarët dhe vizitorë të tjerë inkurajohen të bëjnë donacione për tempullin Thekchen Choling.