
Temperaturat në rritje, tabela me parashikimin e motit për çdo qytet
Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të mbizotërohet nga kthjellimet në ultësirën perëndimore, ndërsa në zonat malore pritet të ketë kalime të lehta vranësirash. Por pjesa e dytë e ditës parashikohet të shfaqë vranësirat në territor, ku në zonat Veriore vranësirat do të jenë më të dukshme. Mbrëmja përmirëson kushtet e motit.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 38°C.
Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.
*Tibo News