
Temperaturat mbeten të larta, si do të jetë moti sot
Sipas MeteoAlb: Ka një tërheqje të lehtë, të valëvë të të nxehtit Afrikan në vendin tonë duke sjellë edhe rënie të lehtë të temperaturave të ajrit por moti mbetet sërisht i kthjellët në të
gjithë vendin. Parashikohet që vranësira të lehta e kalimtare të shfaqen gjatë orëve të pasdites në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.
Temperaturat e ajrit mbeten sërisht të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 40°C.