
Temperaturat kapin 40 gradë sot. Dy qytetet më të nxehta
Sipas MeteoAlb: Do të vijojë ndikimi i valëvë të nxehtit Afrikan duke sjellë në vendin tonë; mot të kthjellët dhe temperatura të larta ku vlera më ekstreme priten në qarqet Shkodër dhe Berat.
Përsa i përket motit; kthjellimet do të jenë dominante në të gjithë vendin, përjashtuar kalime vranësirash të lehta në zonat malore kryesisht gjatë orëve të pasdites.
Edhe nata do të mbetet e kthjellët dhe e nxehtë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 40°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.
*Tibo News