Temperaturat ekstreme në Spanjë, digjen 500 hektarë pyll

Shërbimet e urgjencës spanjolle po luftojnë disa vatra zjarresh në Katalonjë, pasi Spanja mbetet nën kontrollin e një valë të jashtëzakonshme të nxehti që ka parë temperaturat të arrijnë deri në 43 gradë Celsius.

Zjarri më alarmues, pranë Baldomar në Katalonjë, ka shkatërruar tashmë më shumë se 500 hektarë pyll.

Mungesa e reshjeve dhe erërat kanë favorizuar përhapjen e zjarrit ndërkohë që autoritetet janë vënë në veprim.

Deri më tani nuk ka lëndime në njerëz.