Temperaturat e larta përthajnë rezervuarët e Spanjës

Një urë mesjetare që ishte përmbytur në vitet 50-të nga projekti i një rezervuari, është rishfaqur plotësisht në Spanjën qendrore pas thatësirës së tre muajve të fundit.

Thatësira e madhe ka bërë që rezervuari të humbasë 80% të ujit. Muaji korrik ishte muaji më i nxehtë në Spanjë që prej vitit 1961. 

 

Pas majteve të fillim-gushtit, në rang kombëtar rezervarët spanjoll ishin 40% nën kapaciteteve mesatare.

Ministrja spanjolle e Energjisë, Teresa Ribera, tha se përveç uljes së rezervave të ujit, thatësira ka nxitur edhe vatra të shumta zjarri.

 

“Ky është një vit shumë i ndërlikuar që konfirmon evidencën e ndryshimeve klimaterike ku për një periudhë të gjatë vendi ynë ka përjetuar një fazë tranzicioni klimatik me periudha të zgjatura thatësie që shoqërohen me reshje të dendura dhe përmbytje… kjo është dramatike,” – tha Ribera.

 

Në rezervuarin Buendia, në lindje të Madridit, rrënojat e një qyteze të lashtë janë shfaqur gjithashtu. Ndryshimet klimaterike kanë lënë disa pjesë të gadishullit Iberik në thatësinë më të theksuar në 200 vitet e fundit. 

Ekspertët parashikojnë që në këto zona reshjet e shirave të vijojnë të rrallohen. Kjo u vu re edhe nga një studim i botuar muajin e fundit nga gazeta shkencore GeoScience. 

Në jug të Andaluzisë, një nga rajonet më të thata dhe të nxehta të Europës, varka apo mjete lundruese kanë mbetur në baltë nga tharja e rezervuarit Venula. Kjo gjendje ka zhdukur pothuajse plotësisht peshqit ndërsa ka ndikuar ndjeshëm te ekonomia e banorëve në rrethina.

 

Parashikimet e meteorologëve thonë se temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve do të vijojë edhe gjatë vjeshtës, duke vënë seriozisht në rrezik rezervuarët më të mëdhenj të ujit në Europë.