
Temperaturat deri në -48 °C në SHBA, humbin jetën 12 persona
Rreth 1.5 milionë familje kanë mbetur pa energji elektrike në SHBA , mijëra fluturime janë anuluar, qindra makina janë përplasur dhe dhjetëra autostrada janë mbyllur.
Kjo është situata e krijuar nga një ciklon dëbore që ka goditur mbi gjysmën e shteteve amerikane me temperature deri në -48 °C.
Autoritetet kanë raportuar deri më tani për 12 viktima.
Kjo stuhi dimërore e “përmasave historike”, sipas Shërbimit Amerikan të Motit, solli erëra të forta, ngrica dhe temperarua që favorizuan krijimin e sipërfaqjeve të mëdha me akull që sjellin rrezik për banorët.
Dje, paralajmërime emergjente dhe thirrje për të qenë të kujdesshëm ishin lëshuar për më shumë se 240 milionë njerëz, 70% e amerikanëve.
Fenomeni ka shkaktuar kaos trafiku teksa miliona amerikanë mbushin autostradat dhe aeroportet për festat e fundvitit.