
Temperaturat deri në 31 gradë, tabela me parashikimin e motit për sot
Sipas Meteoalb: Vendi ynë gjatë paradites do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.
Por në orët e pasdites vranësirat do të behën më të dukshme, ku në zonat Veriore dhe Juglindore do të ketë momente të pakta me shira.
Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash. Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por gjatë mesditës do luhaten vlerat ditore nga 10°C deri në 31°C.
Era do të fryjë mesatarisht në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.
*Tibo News.