
Temperaturat arrijnë deri në 23°C, si pritet të jetë moti sot
Sipas MeteoAlb: Vendi ynë në pjesën e parë të ditës do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve të pakta dhe vranësirave të shpeshta, ku më të dendura do të mbeten në gjysmën Lindore. Parashikohet pas mesditës dhe në vijim vranësirat të pësojnë zhvillim duke gjeneruar shira në një pjesë të mirë të territorit. Orët e vona të mbrëmjes sjellin përmirësim të kushteve të motit.
Temperaturat e ajrit do të rrien në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 6°C deri në 23°C.