
Temperatura deri në 36 gradë, parashikimi i motit për sot
Sipas MeteoAlb: Deri në orët e mesditës; Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta në të gjithë territorin e vendit por pjesa e dytë e ditës dhe në vijim do të sjellë vranësira nëpër të gjithë vendin, më të dendura në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore duke rrezikuar rrebeshe shiu afat-shkurtër. Parashikohet; stabilitet i atmosferës gjatë orëve të vona të mbrëmjes dhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 36°C, Vlerat më të larta priten në Elbasan, Berat dhe Sarandë.