Temperatura deri në 30 gradë, si pritet të jetë moti sot

Sipas MeteoAlb: Territori shqiptar, vijon në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites por pasditja sjell vranësira disi më të dukshme në territor duke gjeneruar reshje të pakta e të izoluara shiu në pjesën më të madhe të vëndit, përjashtuar vijën bregdetare ku vranësirat do të jenë të pranishme por nuk priten reshje. Në zonat malore priten mini-stuhi edhe breshëri.

Orët e mbrëmjes do të largojnë vranësirat dhe shirat nga i gjithë territori i vendit. Temperaturat e ajrit në do të rriten në mëngjes por mbeten të pandryshuara në mesditë duke rregjistruar vleren minimale në qytetin e Peshkopisë 11°C, Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në Sarandë 30°C.