Temperatura deri në 25 gradë celsius, si do të jetë moti sot

Sipas MeteoAlb: Vranësirat dhe shirat mbeten dominantë në vendin tonë. Shira më te dendur do të bien në zonat përgjatë kufirit Lindor të Shqipërisë. Orët e pasdites do të sjellin intensifikim të shirave në zonat malore duke lënë me shira te dobët dhe të izoluar bregdetin dhe zonat e ulëta. Gjatë orëve të vona të natës pritet përmiresim i përkohshëm i kushteve atmosferike në vend.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 25°C.