
Telefonata Putin-Macron, çfarë i kërkoi presidenti francez
Presidenti francez Emmanuel Macron, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin , e cila ka zgjatur më shumë se një orë.
Macron gjatë kësaj bisedë me Putin, i ka bërë të qartë se situata në Mariupol është shqetësuese dhe qyteti ukrainas vijon të goditet nga raketat ruse.
Sipas një deklarate nga Pallati Elysee, Macron i ka kërkuar Putin të marrë masa konkrete për heqjen e rrethimit të Mariupol, lejimin e aksesit humanitar si dhe një armëpushim të menjëhershëm.
“Presidenti Macron i kërkoi atij masa konkrete dhe të verifikueshme për heqjen e rrethimit të Mariupolit, lejimin e aksesit humanitar dhe një armëpushim të menjëhershëm. Presidenti [francez] përmendi sërish përkeqësimin e situatës në Ukrainë, sulmet e vazhdueshme që godasin civilët dhe dështimin për respektimin ligjin humanitar, ndërkohë që negociatat midis delegacionit rus dhe ukrainas nuk kanë sjellë përparim”, sipas zyrës së Macron.
Ndërkohë nga ana tjetër Putin ka shmangur përgjegjësinë për luftën në Ukrainë.