
Teatri i Mariupolit tërësisht i shkatërruar
Dikur ishte zemra kulturore e qytetit, por sot Teatri i Dramës në Mariupol është një grumbull rrënojash.
Gazetarë të Reuters që vizituan qytetin e kontrolluar nga Rusia konfirmuan se kanë nisur shembjet dhe pastrimin e asaj që ka mbetur nga kjo godinë.
Zyrtarët Ukrainas e kanë denoncuar prishjen si një përpjekje për të mbuluar qindra vdekje në një bombardim të 16 marsit për të zhdukur kulturën ukrainase.
Ndërkohë pala ruse shprehet se shembja plotësisht e teatrit vjen si pjesë e një plani për ta rindërtuar atë duke e pasur nën kontrollin e tyre.
Bombardimi i teatrit nga pala ruse ishte pjesë e një plani për intensifikimin e sulmit në këtë qytet-port teksa në atë godinë strehoheshin fëmijë dhe familje.
Për të lajmëruar palën ruse që të mos sulmonin, në oborrin e teatrit ishte shkruar fjala “Fëmijë”.
Numri i saktë i viktimave nga ky sulm ishte i vështirë të verifikohej dhe u desh kohë për nxjerrjen e trupave nga rrënojat.
Sipas palës ukrainase, përgjatë bombardimeve ruse në këtë teatër janë vrarë të paktën 300 persona.
*TiboNews