Teatri i Durrësit feston 70 vjetorin

70 vite më parë, më 11 janar të vitit 1953 u themelua institucioni teatror i qytetit të Durrësit. “Vajza nga fshati” ishte shfaqja e parë e këtij teatri, shkruar nga Fatmir Gjata , vënë në skenë nga regjisori Pandi Stillu.

Suksesi i shfaqjes së parë çoi më pas edhe në shumë vepra të tjera dhe kulmi i këtij teatri gjatë atyre viteve ka qenë komedia “Prefekti” nga Besim Levonja dhe kjo erdhi edhe për shkak të interpretimit të jashtëzakonshëm nga Nikolin Xhoja.

Fillimet e këtij teatrit kishin një trupë prej 14 aktorësh, ku bënin pjesë emrat e njohur si Meropi Xhoja, Nikolin Xhoja, Koste Lezha, Teodor Rupi, Spiro Urumi etj.

Me rastin e kësaj date, teatri zhvilloi aktivitet ku pjesë e tij ishin artistët më në zë të teatrit si dhe personalitete e figura të shquara të artit shqiptar.