
“Të vësh në lojë” partnerin ju afron më shumë?
Normalisht, ne nuk do të bënim shaka me një të panjohur ose me dikë që nuk e njohim shumë. Kjo ndodh sepse ne “tallemi” vetëm me njerëzit që i duam, i besojmë dhe na besojnë. Ideja e një shakaje me personin që dashuron nuk supozohet të jetë e ashpër, si një fyerje, por në fakt një mënyrë për të treguar dashurinë në një formë tjetër. Për këtë, ekspertët e marrëdhënieve kanë dhënë 6 përfitime të të bërit shaka me partnerin/partneren.
1. Mund të reduktojë stresin
Ju ndoshta keni dëgjuar për frazën: “e qeshura është ilaçi më i mirë”. Janë bërë shumë kërkime mbi lidhjen midis të qeshurit dhe stresit dhe përfundimet thonë se e qeshura është ilaç për stresin. Shanset që të hyni në debat me partnerin tuaj janë më të pakta dhe nëse bëni shaka së bashku do të ndiheni më mirë në praninë e njëri-tjetrit.
2. Ndërton një lidhje më të fortë mes jush
Me siguri ju dhe partneri juaj e thërrisni njëri-tjetrit me pseudonime kafshësh apo pseudonime të tjera qesharake dhe ndani shaka që njerëzit jashtë marrëdhënies suaj nuk i kuptojnë. Kjo është ajo që i bën çiftet të krijojnë një lidhje më të fortë: gjuha e tyre unike dhe sekrete. Kur çiftet krijojnë gjuhën e tyre “sekrete”, ata tregojnë mirëkuptim mes njëri-tjetrit dhe ndajnë një mënyrë të menduari. Kjo rrit përvojat e tyre pozitive së bashku, duke shtuar të qeshurat dhe gëzimin.
3. Rrit sistemin tuaj imunitar
Të qeshni së bashku e rrit sistemin tuaj imunitar dhe të bën më të fuqishëm ndaj virozave të stinës. Mund t’ju ulë tensionin, t’ju afrojë me partnerin tuaj dhe t’ju ndihmojë të largoni zemërimin dhe ankthin gjatë një zënke. Shkenca thotë se pas të qeshurës me partnerin përmirësohet funksioni imunitar dhe rritet aktiviteti kardiovaskular.
4. Tërhiqesh më shumë ndaj partnerit
Çiftet priren të jenë më të kënaqur në marrëdhënie dhe të krijojnë një tërheqje më të fortë kur tallen me njëri-tjetrin. Duke vënë në dukje me shaka të metat e njëri-tjetrit, ata mund të jenë më të afërt dhe intimiteti i tyre rritet.
5. Argumentet janë më të mira
Çdo çift ka debate, është e pashmangshme dhe krejtësisht normale, por gjithmonë me masë. Tallja me njëri-tjetrin gjatë një debati dhe shtimi i të qeshurave pa qenë i pasjellshëm ose keqdashës, mund të çojë në një zgjidhje më të mirë të debatit. Për personat që vuajnë nga ankthi, gjatë një zënke, përdorimi i shakave dhe bërja e komenteve qesharake e ngushëllon atë dhe e ndihmon të kalojë më lehtë një situatë që paraqitet e vështirë.
6. Mirëkuptoheni
Ndoshta ju keni bërë një gabim dhe partneri juaj po ju telefonon. nëse e nisni bisedën me shaka dhe me ëmbëlsi ka më shumë gjasa që sqarimi të mos përfundojë në debat. Po ashtu nëse tentoni që gabimin e partnerit ta kaloni me shaka mund të ndikojë në marrëdhënien tuaj pozitivisht duke shmangur një konflikt të mundshëm.