
Të strehohesh ‘nëntokë’ ndërsa shkatërrohet ‘mbitoka’
Qyteti i Severodonetsk në Ukrainën lindore ka qenë nën bombardimet nga forcat ruse për javë të tëra, duke bërë që njerëzit të strehohen në bodrume për t’i shpëtuar luftimeve.
Policia kontrolloi shkollat dhe ndërtesat e tjera me shpresën për të gjetur ata që strehoheshin nëpër këto ndërtesa për t’u ofruar atyre ndihmë dhe në disa raste për tu dhënë transport për në qytete të tjera më të sigurta siç është Lviv-i.
Pavarësisht se jetojnë në kushte të mjerueshme, me pak ushqim, pa energji elektrike, pa mënyrë komunikimi me anën tjetër të botës apo mundësi për të dalë nga bodrumet për të parë pakëz diell, shumica refuzojnë të largohen.
Disa banorë shprehen mosbesues ndaj policisë, pasi sipas tyre në kohë lufte nuk dihet se kujt t’i besohet. Të tjerë nuk thonë se nuk duan të ndjehen të braktisur apo të lihen të varfër në qytete apo shtete të tjera që nuk i njohin.
Autoritetet ukrainase u kërkuan njerëzve që jetojnë në Donbas që të pranojnë zhvendosjen tani, ndërsa ka ende kohë, përpara një ofensive tjetër ruse që e duket afërt.