Të shtëna në Kansas City: Një i vdekur dhe fëmijë të plagosur në paradën e Super Bowl

Një person ka vdekur dhe 21 të tjerë  janë plagosur pas të shtënave në Missouri të SHBA-ve, teksa po mbyllej parada e fitores së Super Bowl në Kansas City Chiefs.

Mediat bëjnë me dije se janë shpëtuar tetë persona që ishin në gjendje kërcënuese për jetën dhe shtatë të tjerë që kishin pësuar lëndime që mund të rezultonin të rrezikshme për jetën.

Nëntë fëmijë janë në mesin e të plagosurve dhe fatmirësisht u trajtuan në kohë. Policia tha se ka arrestuar tre të dyshuar në lidhje me të shtënat.

Në një konferencë shtypi, shefi i policisë së qytetit të Kansasit, tha se gjithsej 22 persona u prekën nga të shtënat me armë zjarri, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë.

Më shumë se 800 policë ishin në vendngjarje për të monitoruar paradën.

Viktimat e mbijetuara u transportuan në tre spitale lokale, ndërsa rastet kërcënuese për jetën u dërguan në spital brenda 10 minutave nga të shtënat.

Nëntë fëmijë të moshës gjashtë deri në 15 vjeç me plagë me armë zjarri po trajtohen intensivisht.

Motivi i të shtënave mbetet ende i paqartë.

Të shtënat duket se ishin rezultat i një debati që u kthye i dhunshëm, por që nuk ka lidhje me terrorizmin.