Të shtëna me armë në Paris, humbin jetën 3 persona

Tre të vrarë dhe disa të plagosur, ky është bilanci tragjik i një sulmi me armë i cili ka tronditur kryeqytetin francez këtë të premte.

Të shtënat ndodhën pranë një qendre kulturore kurde, në një zonë të populluar e cila është e mbushur me dyqane dhe kafene të vogla.

Një 69-vjeçar si i dyshuari kryesor i ngjarjes është arrestuar dhe policia ka sekuestruar armën e zjarrit.

Prokurorët thanë se po konsiderojnë racizmin si një motiv për këtë ngjarje kriminale pas hapjes së hetimeve.

Sipas autoriteteve autori sapo ishte liruar, pas një viti nën arrest.

 69-vjeçari kishte sulmuar tendat në një kamp emigrantësh në Paris me mjet prerës më herët.

*TiboNews