Të shëndetshme si uji? Vetëm këto dy pije

Ekspertët rekomandojnë që të pijmë dy litra ujë në ditë. Por, kjo nuk do të thotë që uji është pija e vetme e shëndetshme.

Në fakt, disa studiues kanë zbuluar se ka edhe dy pije të tjera të shëndetshme sa uji.

Shkencëtarët e Harvardit thonë se kafeja dhe çaji janë pijet që i bëjnë mirë organizmit, por ato duhen konsumuar pa ëmbëlsues.

Gjithashtu, duhen konsumuar me masë, pasi ta teprosh me to sjell probleme me zorrët, ankthin dhe pagjumësinë.