
Të rrezikuar nga hakerat? FBI: Mos i karikoni celularët në këto vende
Nëse jeni në aeroport apo diku jashtë në ambiente publike dhe ju mbaron bateria e telefonit, normalisht që gjeja e parë që ju shkon në mendje është që ta karikoni telefoni në stacionin më të afërt të karikimit.
FBI ka një këshillë për ju.
FBI paralajmëron se përdorimi i stacioneve publike të karikimit është i rrezikshëm, pasi pajisjet tona mund të infektohen me malware, duke e bërë më të lehtë për hakerat të kenë akses në celularin, tabletin ose laptopin tonë.
“Shmangni stacionet publike të karikimit në aeroporte, hotele apo qendra tregtare”, thuhet në njoftimin në Twitter. “Aktorët e këqij kanë gjetur mënyra për të përdorur portet publike USB për të instaluar malware dhe për të kontrolluar softuerin e pajisjes. Në vend të kësaj, sill karikuesin dhe kabllon USB dhe përdor prizën”.