AlbanianEnglish

Të rejat nga Instagrami vijnë me verifikimin e moshës së adoleshentëve

Gjatë gjithë kohës, me qëllim për të përmirësuar cilësinë, “Instagrami” është duke bërë ndryshime.

Këtë herë ndryshimi ka të bëjë me sigurinë e adoleshentëve, duke bërë verifikimin e moshës dhe respektimin e rregullave që kjo platformë përmban.

Instagrami është në pronësinë e Meta-s dhe eksplorimin po e bën përmes videove-selfie dhe analizimit të fytyrës së tyre si një metodë identifikuese të moshës.

Edhe më parë ka ekzistuar kërkesa e llogarisë mbi moshën, por është vënë re modifikimi i datës së lindjes si dhe editimi i fotografive, që i bënte të dukeshin më të rritur në moshë.

Tanimë, adoleshentët në Amerikë do kalojnë tre faza për verifikimin e moshës së tyre.

  • -Karta e identitetit
  • -3 të rritur që dalin garant për ta
  • -video-selfie që analizon tiparet

Qëllimi i tyre dhe pritshmëria është padyshim ndihmesa e adoleshentëve që t’ju sigurohet përvojë e përshtatshme në aplikacion, bazuar moshës së tyre.

Ky rrjet ka pasur dhe kritika të mëhershme mbi këtë çështje pasi shpesh është vënë në rrezik siguria e adoleshentëve.

Instagrami edhe më herët është përballur me kritika që lidhen me adoleshentët dhe sigurinë e tyre në platformë.

Tani mundësinë e monitorimit të eksperiencës për adoleshentët do ta kenë edhe prindërit duke parë me detaje gjithçka, madje edhe duke limituar kohën e tyre online.

You don't have permission to register